Udhëzues
Lista për shpërngulje shtëpie
Po shpërnguleni? Një shpërngulje e mirë fillon para se të vijë kamioni. Kjo listë ju ndihmon të mos harroni asgjë, nga kontratat e dritave deri te kutia me gjërat e natës së parë.
Dy javë para
- Bëni listën e mobiljeve dhe sendeve të mëdha (divan, dollapë, krevat, frigorifer, lavatriçe).
- Merrni kuotën për transportin: dërgoni listën ose foto në WhatsApp.
- Hiqni qafe çfarë nuk ju duhet: më pak sende = më pak volum.
- Njoftoni pronarin ose administratorin e pallatit për datën, sidomos për ashensorin.
Një javë para
- Filloni paketimin e librave, rrobave të sezonit dhe dekoreve.
- Shkruani mbi çdo kuti dhomën dhe përmbajtjen.
- Kontrolloni aksesin: kati, ashensori, parkimi pranë hyrjes, rrugët e ngushta.
- Bëni kalimin e kontratave të dritave, ujit dhe internetit.
Një ditë para
- Shkrini dhe thani frigoriferin (të paktën 12 orë para).
- Zbrazni lavatriçen dhe mbyllni rubinetat.
- Përgatitni një kuti me gjërat e natës së parë: karikues, dokumente, ilaçe, çarçafë, peshqirë.
- Mbani dokumentet dhe sendet me vlerë me vete, jo në kamion.
Ditën e lëvizjes
- Jini të pranishëm kur fillon ngarkimi dhe tregoni çfarë është e brishtë.
- Kontrolloni çdo dhomë, ballkon dhe bodrum para se të largoheni.
- Në shtëpinë e re, tregoni ku shkon secila mobilje para montimit.
Çfarë bëjmë ne
Te Bardhi Transport çdo send mbështillet me batanije dhe film, cepat mbrohen dhe gjithçka lidhet me rripa. Krevatet, dollapët dhe tavolinat i çmontojmë, i etiketojmë vidat dhe i montojmë në vendin e ri.
Keni një shpërngulje përpara? Merrni çmim të fiksuar brenda orës.
